2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rezultati i votimit të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm: 108 për, 6 kundër dhe 10 nuk janë përgjigjur për koalicionin me AAK e Nisma

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një njoftimi të lëshuar për media ka njoftuar se shumica e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm i kanë thënë PO, koalicionit me AAK e Nisma, raporton Gazeta Blic.108 anëtarë ishin për, 6 kundët dhe 10 nuk votuan fare, thuhet në njoftimin e LDK.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm,Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla më dt. 12 prill dhe plotësimin e saj më 13 prill 2020.

Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, sot më 14 prill 2020 në ora 16:00, në pyetjen e shtruar: A pajtoheni që LDK ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë, në qoftë se ky mandat ofrohet duke ndjekur procedurat kushtetuese dhe të bëjë përpjekje të formojë Qeverinë në koalicion me AAK-në, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe komunitetet, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur.Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit