1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Richard Grenell i zhgënjyer nga vendimi i palës kosovare për anulimin e takimit në Uashington”

Rekomandime

Ish-drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Martin Vulaj, ka thënë se i përzgjedhuri special i Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është zhgënjyer nga vendimi i palës kosovare për të mos shkuar në Ëashnigton.Në një lidhje direkte nga SHBA në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se ky anulim takimi rrezikon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të heqin dorë nga përpjekja për të gjetur zgjidhje për problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Në këto rrjedhat e fundit ka shumë paqartësi, por është e qartë se nuk është rastësi.

- Advertisement -

Pa dashur të hyj në spekulime, por pasojat janë shumë të rënda, jo vetëm për procesin që kemi qenë në mes, por edhe për kërcënimin që e paraqet për Kosovën”.

Vulaj ka treguar se ka zhvilluar një bisedë me Grenell dhe se ky i fundit ka dashur që pala kosovare të shkojë për bisedime në SHBA.“Grenell ka thënë se ai ka qenë në koordinim me këshilltarë të sigurimit kombëtar të Francës dhe Gjermanisë – Amerika dëshiron të krijojë hapësirë për marrëveshje ekonomike [të krijojë një klimë më të mirë ekonomike, të punësohen njerëzit dhe të krijohen kushte për të hyrë në një fazë politike në të cilën përfshihet edhe Europa]. Pa Europën nuk ka integrim në Bashkim Europian dhe investime të tjera që janë të nevojshme”.Ai tregon se Grenell nuk e ka pritur mirë lajmin se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

“Normal që nuk është pritur mirë; megjithëse e mbështesin procesin e drejtësisë. Nuk është pritur mirë koha kur është shfaqur kjo gjë sidomos duke pasur parasysh natyrën e këtij lajmi. Ishte pak e çuditshme me pas një lajm të tillë që ka pasoja të drejtpërdrejta në dialogun Kosovë-Serbi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit