1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Richard Grenell synon udhëheqjen e Kalifornisë

Rekomandime

Ish-ambasadori i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po vendos themelet që të kandidojë për guvernator të Kalifornisë, thotë një strateg republikan.

- Advertisement -

Ai thotë se Grenelli i ka treguar se po planifikon që të shpallë kandidimin e tij menjëherë pasi peticioni për heqjen e guvernatorit aktual nga detyra të kualifikohet për votim.

Një tjetër strateg thotë se Grenelli po bisedon me donatorë të mëdhenj të Kalifornisë jugore për kandidim të mundshëm.

Grenelli, për shkak të lidhjeve të ngushta me ish-presidentin Donald Trump do të kishte zonë elektorale të kufizuar në një shtet ku në zgjedhjet e fundit presidenciale Trumpi humbi me gati 30 për qind.

- Advertisement -

Grenelli, bashkëpunëtor i ngushtë i Trumpit, nga ana tjetër përmes një emaili ka thënë se “nuk është e vërtet” që ka filluar të intervistojë staf për fushatë apo strategë dhe se po përgatitet për ta shpallur kandidaturën. Një burim i afërt me të tha se ka gjasa që të jetë e kundërta e kësaj.

Strategu politik republikan Rob Stutzman thotë se kandidimi i Grenellit vetëm se rritë gjasat që peticioni për rrëzim të zhbëhet, shkruan Politiko.

- Advertisement -

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka qenë në detyrë për dy vjet, por tashmë ka pasur pesë përpjekje të dështuara për ta larguar atë nga detyra para përfundimit të mandatit. Një përpjekje e gjashtë e cila është duke u bërë tash, duket se ka tërhequr vëmendje serioze.

Organizatorët e peticionit duket se janë afër mbledhjes së 1.5 milionë nënshkrimeve që u duhet për t’u kualifikuar për votim në mars.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit