Ish-emisari special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka uruar Joe Bidenin pas betimit si president i ShBA’së.
Grenell ka shkruar në Twitter se e urojnë presidentin e ri sepse e duan Amerikën.
“Ne duhet ta urojmë presidentin e ri amerikan Joe Biden sepse ne e duam Amerikën.
Ne duam që ai të jetë i suksesshëm për ta bërë shtetin tonë më të fortë.
Dhe ne nuk duhet të bëjmë çfarë ana tjetër ka bërë ndaj nesh për 4 vjet – duke qenë kundër gjithçkaje që ai bën”, ka shkruar Grenell.
We must congratulate the new American President @JoeBiden because we love America. We want him to succeed in making our great country stronger.
And we must not do what the other side did to us for 4 years – gratuitously & recklessly be against everything he does.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 20, 2021
Joe Biden u betua si president i 46-të i ShBA’së dhe do të drejtojë shtetin më të fuqishëm në botë për 4 vitet e ardhshme.