Moderatori i RTK’së, Ridvan Berisha, e ka “djersitur” me dy pyetje analistin Krenar Shalën, i cili njihet për qëndrimet publike pro Lëvizjes Vetëvendosje.
Berisha në një lidhje direkte në Kanal 10, e ka pyetur Shalën se pse beson aq shumë në Albin Kurtin dhe çka përfaqëson Vjosa Osmani.
Në asnjërën prej këtyre pyetjeve, Shala nuk është përgjigjur, por vetëm i ka përsëritur pyetjet.
“Ca po djersitesh, ma thuaj”, i është drejtuar sërish Berisha Shalës.
Në fund, Shala e ka pyetur Berishën se pse i pëlqen futbolli, pyetje kjo që shkaktoi të qeshura në studio.