1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ridvan Berisha i RTK’së, kapet me një protestues serbë në Washington: Bye, bye, Kosova është e pavarur

Rekomandime

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës (RTK’së), Ridvan Berisha, ka replikuar ashpër me një protestues serbë në Washington, duke i thënë se Kosova është e pavarur. Protestuesi në fjalë fillimisht kishte thënë që Kosova është Serbi me anë të një zmadhuesi të zërit dhe kjo padyshim e ka irrituar gazetarin Berisha, shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Sot Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, për normalizimin ekonomik.

Mirëpo dikujt atje nuk i pëlqej nënshkrimi i kësaj marrëveshje nga pala serbe.

Një grup i vogël i njerëzve protestuan jashtë shtëpisë së bardhë dhe të cilët kanë brohoritur kundër marrëveshjes.

- Advertisement -

E gazetarit të RTK’së, Ridvan Berisha, i doli punë atje me një protestues serbë.

Derisa ai po intervistonte përfaqësues të Lobit shqiptar në Amerikë, dikush brohoriste me megafon që “Kosova është Serbi”. Kjo e ka irrituar gazetarin Berisha dhe më pas iu kthye me tone kundërshtuese.

- Advertisement -

“Zotëri Kosova është e pavarur dhe ju e dini këtë. Kosova është e pavarur”, kanë qenë replikat e Berishës me të.

Më poshtë keni edhe këtë moment që ka ndodhur afër Shtëpisë së Bardhë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit