1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rikthehen reshjet e borës dhe acari

Rekomandime

Moti i qëndrueshëm që po mbretëron ditën e mërkurë, mbetet edhe ditën e enjte, me ngrica orëve të mëngjesit, e gjatë ditës edhe jo aq i ftohtë.

Mirëpo në mbrëmje pritet të fillojnë reshje shiu, që gjatë natës edhe shndërrohen në borë, që shoqërohen edhe me erë të fuqishme veriore. Reshjet e borës vazhdojnë deri mëngjesin e së premtes.

- Advertisement -

Nga dita e premte edhe do të mbajë mot më i ftohtë, e në fundjavë edhe rikthehen ditët e akullta, me acar të vërtetë dimëror, e kohëpaskohe edhe me reshje të dobëta bore.

Acari pritet të vazhdojë edhe në fillim të javës së ardhshme, me mundësi edhe për reshje të dobëta bore.

Moti më dinamik në ditët e ardhshme, edhe ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit edhe do të kaloj në vlera të pranueshme gjatë ditës, e vetëm në raste të periudhave më të zgjatura të qetësisë, kur ndotësit mbeten të rritur pranë sipërfaqes, mund të kalojnë në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

- Advertisement -

20.01 – Kryesisht kthjellët e me diell, me ngrica në mëngjes, e gjatë ditës jo aq ftohtë. Pasdite vransirat shtohen, e më vonë në mbrëmje vende-vende fillojnë reshje të dobëta shiu, e më vonë reshjet të borës përfshinë gjithë vendin.

21.01 – Ftohtë. Reshjet e borës vazhdojnë orëve të mëngjesit. Paradite pushojnë, e gjatë ditës do të ketë kthjellime.

- Advertisement -

22.01 – Shumë ftohtë, me vransira e intervale me diell. Kohëpaskohe priten edhe rrebeshe të dobëta bore.

23.01 – Mbetet mot shumë i ftohtë, me vransira e intervale me diell ditën. Në mbrëmje priten mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.

24.01 – Kryesisht me vransira dhe acar.

Temperaturat në rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, minimalet zbresin edhe deri në -10C në fundjavë, e deri në -12C të hënë. Edhe maksimalet zbresin në vlera negative, nga 5C e 7C, të enjten, deri në -3C në fundjavë, e ditën e hënë edhe -5C.

Të enjten frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-9m/s, e nga dita e premte ndryshon drejtimin në veriore-veriperëndimore, ku të premten frynë edhe mesatarisht e fuqishme deri në 12-15m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht në vlera lart mbi normale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit