1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rikthehet Boris Tadiç: Do ta sfidoj unë Vuçiqin, kjo opozitë s’ka ide!

Rekomandime

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, duket se ka marrë vendimin për të qenë ai njeriu që do ta mundë Aleksandër Vuçiqin, me dy mandate si president.

- Advertisement -

Gjatë një interviste për gazetën “Danas”, Tadiqi edhe pse nuk u përgjigj direkt, la të kuptohet se do të jetë ai njeriu që do të sfidojë Vuçiqin.

“Unë kam shumë përvojë për t’u deklaruar në një kandidaturë të tillë në këtë moment. Gjatë gjithë jetës sime kam marrë rreziqe të tilla dhe asnjë nga fitoret ose humbjet e mia nuk ka qenë pa rrezik dhe çmimin e madh që kam paguar. Dhe unë gjithmonë kam qenë pak a shumë i vetëm kundër të gjithëve në fitore dhe humbje të tilla. Kështu që edhe tani, unë nuk do ta marr atë vendim kundër vlerësimit të rrezikut tim ose mbështetjes së aktorëve të tjerë politikë, por nëse dhe sa mund të kontribuoj në ndryshimin e këtij regjimi. Kanë mbetur shumë gjëra të papërfunduara nga koha e mandatit tim, të cilat shkaktuan pakënaqësi mbase të justifikuara në punën e votuesve tanë, por edhe shumë rezultate dhe arritje që kjo Qeveri po shembet dhe që ne duhet t’i mbrojmë”, theksoi Tadiqi.

Ish-presidenti që drejton Partinë Socialdemokrate të Serbisë, dha dorëheqjen në vitin 2012 kur u mund nga kreu i atëhershëm i Partisë Radikale, Tomislav Nikoliç në zgjedhjet Presidenciale. Tadiç, u zgjodh për 2 mandate nga 2004-2012.

- Advertisement -

Humbja e betejës brenda partisë që themeloi, Partinë Demokratike të Serbisë, ku garoi me ish-kryebashkiakun e Beogradit, Dragan Gjilas, çoi në distancimin e tij nga politika dhe më pas largimin nga partia.

Më vonë, Tadiç, një psikolog me profesion, themeloi Partinë Docialdemokrate të Serbisë. Në intervistën për gazetën Danas ai akuzoi opozitën laramane si një grup që nuk ka idenë për të drejtuar vendin.

- Advertisement -

Tadiç kritikoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç se e ka vendosur vendin në një pozicion qesharak dhe e ka vënë në armiqësi me të gjithë fqinjët.

“Duke ndërtuar patriotizëm të rremë, rritet vlerësimi i votuesve të tyre, dhe në të njëjtën kohë vëmendja e tyre devijohet nga fakti që Serbia është nën këtë qeveri në pothuajse të gjitha zonat sot në pjesën e prapme të rajonit”, theksoi Tadiç. Kur ishte President Tadiç ndodhi edhe pavarësia e Kosovës, ndërsa ai tha se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Kjo deklaratë u konsiderua më shumë një qëndrim elektoral.

Tadiç konsiderohet një proeuropian i bindur dhe ka qenë gjithmonë për marrëdhënie të afërta me Perëndimin.

Vitin e shkuar u zhvilluan zgjedhjet parlamentare në Serbi, që u bojkotuan nga opozita e bashkuar. Ka shumë gjasa që ata të përsëriten sërish në 2021. Ndërkaq, zgjedhjet e reja presidenciale do të zhvillohen në vitin 2022.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit