Banorët Xhuli Nura dhe Vedat Bajrami e kanë nisur mbrëmjen e së hënës në spektaklin e Big Brother VIP Kosova, duke diskutuar për debatin e famshëm të Dubait.
Bëhet fjalë për epitetin që Vedati ia ka dhënë Xhulit, duke i thënë “komandante e Dubait”, dhe ende nuk ka pranuar të kërkojë falje për këtë, përkundër kërkesës së Xhulit.
Në spektakël, Vedati insistoi duke thënë se nuk ka ofenduar, gjersa bukuroshja drenicase i ka thënë se e ka fyer me atë epitet, duke u barazuar me femrat që shesin trupin e tyre në Dubai.
“Komandante Dubai e dimë që i bie komandante eskorti, domethënë para që fitohen me prostitucion”, tha Xhuli.