0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rinumërimi nuk e përmbys rezultatin e partive të para

Rekomandime

Rinumërimi i votave në 314 vendvotime nuk do të mundë ta përmbysë rezultatin mes dy partive të para, LVV-së e LDK-së. Mirëpo sipas njohësve të çështjeve politike, ky rinumërim ka gjasë që koalicionit Nisma – AKR – PD t’ia sigurojë ulëset në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta “Zëri”. 

- Advertisement -

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, duke folur për “Zërin” është shprehur se nuk pret që rinumërimi i votave në 314 vendvotime ta përmbysë rezultatin mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk besoj se këto rinumërime mund ta përmbysin rezultatin mes dy partive të para, sepse në përqindje të përgjithshme ato 314 vendvotime nuk e paraqesin pjesën dërrmuese ose një pjesë me ndikim në procesin e integruar zgjedhor. Gjithashtu, nuk do të thotë se në të gjitha ato fletëvotime dhe në të gjitha ato kuti të votimit ka gabime. Prandaj për ta përmbysur rezultatin e LDK-së dhe të LVV-së nuk mendoj se ndikon, por për ta ndryshuar atë mundet”, ka deklaruar Baraliu për “Zërin”. 

Njëjtë mendon edhe njohësi i rrethanave politike Rasim Alija.

- Advertisement -

Ai thekson se nuk mund të ketë përmbysje të rezultatit, sepse gabimet e bëra gjatë numërimit mund të jenë të vogla. Mirëpo Alija thotë se në rast se ndodh të ketë përmbysje ose ndryshim të madh të rezultatit, atëherë do të kishte dyshime për vjedhje të votave.

“Edhe në proceset zgjedhore të kaluara ka pasur rinumërime, të cilat nuk kanë ndërruar rezultate. Zakonisht gjatë rinumërimit të votave gjenden gabime, të cilat janë bërë gjatë numërimit nga komisionarët e të cilat janë minimale. Në rast se procesi i rinumërimit do të shpërfaqte ndryshim të madh të votave për ndonjë subjekt politik, atëherë ky nuk do të ishte më gabim i paqëllimshëm, por krim elektoral dhe vjedhje e votave. Por kjo ka gjasë minimale që të ketë ndodhur”, ka deklaruar ai. /ZERI

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit