1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rishfaqet ish-prokurori Elez Blakaj

Rekomandime

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale Elez Blakaj ka reaguar në lidhje me kundërshtimet që po i bëhet procesit të reformave në drejtësi, e më saktësisht Vettingut, duket thënë se Kosova nuk e ka luksin të mbetet peng i individëve që janë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Blakaj tha se me gjithë respektin për shumë ish-kolegë prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë bërë dhe po bëjnë përpjekje ta kryejnë punën me përgjegjësi dhe përkushtim si profesionist, nuk mund t’i lejohet një pjese tjetër që ta keqpërdor punën e tyre.

- Advertisement -

“Sot, Kosova nuk e ka luksin të mbetet peng i disa individëve të cilët janë pjesë e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, faturën e të cilëve po e paguan Kosova padrejtësisht, e më këtë qasje, përkrahja dhe ndihma e miqve e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të vazhdojë përgjithmonë, nëse ne nuk e ndihmojmë vetën”, shkruan ndër të tjera Blakaj.
Ai u shpreh se rregullat apo normal kanë kuptim vetëm kur ato zbatohen.

“Të nderuar miq, kohët e fundit po e vërej se ka një debat “interesant për reformën në drejtësi” në Kosovë! Të gjithë e dimë, por jo secilit po i pëlqen ta pranoj realitetin! Si ata të cilët janë PËR apo KUNDËR këtyre reformave, e dinë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përmban çdo normë dhe standard ndërkombëtar i cili garanton plotësisht pavarësinë dhe funksionimin e plotë të sistemit gjyqësor. Ashtu siç e dinë se “NE”, me sjelljet dhe veprimet tona e kemi injoruar, degraduar dhe zhvlerësuar këtë “pavarësi” deri në atë nivel aq sa e kemi zhvesh nga dinjiteti këtë parim, andaj kjo “pavarësi” nuk po na duron tutje”, shkruan Blakaj.

Tutje ai shprehet se “As sot, as nesër dhe në asnjë rrethanë kjo “pavarësi” nuk do te arrihet dhe bëhet, NËSE NE NUK SILLEMI SI TË TILLË, pavarësisht se Kushtetuta e vendit e thotë dhe e konfirmon,… e kotë është! Pra, në esencë këtu problemi është se nuk po zbatohet rregulla dhe parimi, andaj është gjithë ky reagim dhe mospajtim”.

- Advertisement -

Ish-prokurori Blakaj ka thënë se “nuk ka e as nuk do të duhet të ketë “pavarësi absolute”, për ata të cilët me vendimet e tyre kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë se NUK janë të pavarur e të paanshëm dhe nuk qajnë kokën shumë për zbatim të procedurave dhe ligjit, fatkeqësisht”

Në fund Blakaj shtoi “Një përshëndetje për të gjithë ata të pavarur të cilët edhe përkundër vështirësive, e kanë dëshmuar me sjelljet, veprimet dhe vendimet e tyre, se përfaqësojnë te ardhmen e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, e po ashtu se kanë fare shqetësim reformën në drejtësi dhe Vetingun. Të pavarura, janë vetëm ata që ligjin e kanë “SHEF” dhe e bëjnë gjumin qetë”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit