0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Robert Bojaj flet rreth largimit nga RTV21: Nuk kisha mo nerva me u marr me dikond

Rekomandime

Moderatori i njohur, Robert Bojaj është larguar nga RTV21 kryesisht nga emisioni ‘Prite të gjelbrën’.

Që nga largimi i tij nuk ka dhënë detaje se pse u largua nga emisioni pas një kohe të gjatë karriere.

- Advertisement -

Së fundi, ishte i ftuar në emisionin ‘1 kafe me Labin’ ndër të tjera, Roberti u pyet edhe pse nuk është më pjesë e RTV21.

Sjom po, po du me tregu njëhere se kom punu 16 vjet e gjysmë, jom rrit qaty realisht para se me punu ne 21-sh sdi çka mbaj mend tjt te dajt ndoshta tu lujt edhe mbas lufte edhe kom fillu shume i ri jom rrit jom zhvillu krejt aty po mbasandej njeri zhvillohet në jete rriten obligimet ngarkesat, martesa fëmija pagesat e shumta etj etj., edhe lyp me u avancu diçka ma shumë diçka tjetër diçka ma ndryshe edhe vjen deri te kjo.

Veç e di që ditët e para mos me thënë javët e para e kom përjetu shumë keq se nuk isha mësu me atë ndjenjën me u zgju në mengjes edhe mos me shku në punë, mos me shku qaty ku ndihesh sikur sje tu punu sikur je tu shku n’kafe me ato procedurat e mengjesit me pi një kafe me shfletu një gazetë e realizon një emision dmth je në byfe je tu e pi kafen veç vetë pas 10 minutave je n’mikrofon me njerëz prej shumicës së shteteve të botës pas krejt kësaj një ditë nuk je mo me ta ka qenë pak e rëndë, po nejse.

- Advertisement -

Kom pas nevojë për një pushim, ia nisen mem nshu nervat nuk kisha mo nerva me u marr me dikond tjetër.

Ndoshta edhe shikuesit kanë pas nevojë mos mem pa mo’, tha ndër të tjera Roberti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit