1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Robert Bosch i reagon ashpër Borrellit: Po e tregoni përsëri paaftësinë tuaj!

Rekomandime

Edhe ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, i ka reaguar përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për deklaratën lidhur me aksionin e sotëm në veri të vendit.

Bosch, ka thënë se BE-ja po e tregon edhe një herë “paaftësinë” e saj në lidhje me Kosovën, përcjell Kosova ime.

- Advertisement -

Sipas tij, Borrell është dashur të njihet me realitetin se veriu i Kosovës drejtohet nga banda krminaIe.

“Përsëri BE-ja tregoi paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. Borrell de facto, duke i kërkuar policisë të mos dalë kundër kontrabandistëve, nëse do të kishte marrë mundimin të njihej me realitetin në veri të Kosovës, do të kishte ditur se veriu drejtohet nga banda krminaIe dhe nuk është kurrë herët për të dalë kundër tyre. Pra, edhe nëse është reagimi i dhu.nës, ai duhet ta lavdërojë atë”, ka shkruar ish-ambasadori në një postim në Facebook.

Borrell, në reagimin e tij, e ka quajtur “të njëanshëm dhe të pakoordinuar” aksionin në veri të Kosovës./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit