Robin Haxhi Krasniqi tashmë është kampion i botës në boksin profesionist, pasi fitoi meçi ndaj gjermanit, Boesel.
Krasniqi, mbanë me vete brezat e kategorisë së mesme WBA dhe IBO.
Kampioni ynë në një intervistë për “Rubikon”, tha se asnjëherë nuk ka kërkuar ndihmë nga dikush, por edhe nëse ka kërkuar nga Luan Krasniqi, ky i fundit ishte ishte i zënë me karrierën e tij dhe nuk kishte kohë për të.
“Me luanin nuk kemi raportet shoqërore qe kontaktojmë, por Luani meriton respekt të madh, neve nuk kemi rrugë të përbashkët.
Suksesi im është komplet nga vetja ime, nuk kam kontaktuar me të për ndihmë”, tha Krasniqi