2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rrahman Jasharaj me padi ndaj dy ministrave të Kurtit, paralajmëron edhe grevë

Rekomandime

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), pritet të dorëzojë shumë shpejtë dy padi ndaj Ministrisë së Financave dhe asaj të Arsimit.

- Advertisement -

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se kanë kërkuar nga MF-ja shtesat prej 100 eurove, kurse nga ajo e Financave llogaritjen e orëve të mësimit plotësues.

“Ne do të bëjmë dy padi, njërën do ta bëjmë dedikuar për ministrin Hekuran Murati ngase qeveria e kaluar kishte sjellë vendim që të mbështes sistemin arsimor në kohë pandemie dhe të mbështes të gjithë të punësuarit në arsimin parauniversitar e universitar me një shtesë prej 100 euro në pagat e tyre me arsyetimin se ja kemi dhënë ne dhe ata i kanë pranuar për shkak të rrezikut permanent nga Covidi dhe për shkak të shtimit të volumit të punës”.

“Aq më tepër me vendimin e fundit të zonjës Nagavci volumi është shtuar edhe më shumë sepse ka filluar së implementuari mësimi plotësueses për ata nxënës që nuk kanë arritje të duhura dhe ne po presim të shohim në muajin që jemi se a do të veproj ministri Murati nëse jo atëherë SBAShK do ta dorëzoj në gjykatën gjegjëse lëndën për të kërkuar fillimin e procedurës së zbatimit”.

- Advertisement -

Ai thekson që nëse ndodh që orët e mësimit plotësues të mospaguhen, do ta dërgojë edhe ministrinë e Arsimit në gjykatë sepse nuk kanë zbatuar kushtet e kontratës dhe atë që ligji e thotë.

“Në anën tjetër nëse ndodhë që orët e mësimit plotësues nuk do të llogariten dhe nuk do të shpërblehen ka gjasa që edhe për këtë çështje ta dërgoj ministrinë e arsimit në gjykatë ngase kontrata e thotë qartë, janë 20 orë normë javore dhe ditët e punës janë nga e hëna deri të premten dhe kontrata poashtu neni 11 e saktëson se çdo orë mbi këtë normë duhet të paguhet në vlerën e orës së rregullt. Pra janë këto dy çështje që mund të na përplasin në gjykatë”.

- Advertisement -

Jasharaj ka paralajmëruar edhe grevë, por thotë që nuk do të nguten për shkak se vendi po përballet me sitat jo normale, atë me pandeminë, raporton EO.

“Unë krenohem si kryetar i njerëzve që dinë ta studiojnë dhe vlerësojnë mirë situatën, kolegët e mi që nga çerdhja e deri në universitet na kanë thënë shpesh në takime që të mos ngutemi shumë me veprime pasiqë sistemi arsimor por edhe tërë Kosova është në një situatë tepër të rënduar edhe ekonomike, por edhe në arsim”.

“Do të veprojmë në mënyra tjera që t’i ikim përplasjes me greva sepse edhe ashtu i kemi disa ditë të pakonpensuara dhe mësimdhënësit e Kosovës  po bëjnë një betejë të jashtëzakonshme që ta mbyllim sa më mirë këtë vit shkollor”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit