Rrahman Jasharaj nga SBASHK në protestën ne sotme i ka bërë thirrje qeverisë që t`i plotësojnë kërkesa e tyre në të kundërtën siç ka thënë ai do të ketë grevë të përgjithshme.
“Qeveri a po e sheh që nuk po flet as Atdhe Hykolli e as Rrahman Jasharaj por po flasin punëtoret që kanë të drejtë në kërkesat e tyre. Qeveri ne po lutemi që ju të këndelleni dhe t`i plotësoni kërkesat tona. Mos rri në hije Qeveri, por dil tregoju këtyre njerëzve të vërteten. Duam dialog ,por në të kundërtën do të këtë grevë të përgjithshme. Duam ligjin e pagave, por jo ligj që e punoni ju vet por bashkërisht’, ka thënë ndër të tjera Rrahman Jasharaj.
Kujtojmë se si pasojë e protestës, të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, sot në institucionet arsimore nuk po zhvillohet procesi mësimor.