Skuadra e Napolit ka shënuar një fitore të madhe se vendas ndaj Juventusit në xhiron e 22-të në Serie A.
Napolitanët arritën fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj kampionit aktual.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi italian, Lorenzo Insigne në minutën e 31’të nga pika e bardhë e penalltisë.
Madje penalltinë në këtë takim e fitoi mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani – i cili pati një nga paraqitjet më të mira në këtë sezon.
Kujtojmë që me këtë fitore, Gennaro Gattuso i shpëton shkarkimit, pasi në media ishte folur se në rast të humbjes do të largohej!
Me fitore Napoli tani radhitet në pozitën e katërt me 40 pikë, 2 më pak se Juventusi [42] dhe 9 më pak se lideri, AC Milan [49].