1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Rrëfehet viktima që ishte cak i sulmit me armë zjarri sonte në Prishtinë: 5 plumba u shkrepën drejt meje!

Rekomandime

Një orët e mbrëmjes së sotme, në qendër të Prishtinës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur saktësisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Katedrales “Nënë Tereza”.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me 24.08.2020 rreth orës 21:20 Policia ka pranuar një informatë se në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ka të shtëna me armë.

Njësitë relevante të stacionit policor “Jugu” iu janë përgjigjur menjëherë informatës dhe kanë dalur në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë hasur në personin mashkull, i cili ka deklaruar se deri sa ishte duke dalur nga një market, dy persona të panjohur të cilët kishin qenë në një skuter, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Sipas tij ai ka dëgjuar rreth 5 të shtëna, por nuk është qëlluar”.

- Advertisement -

Hoxha thotë tutje se nuk raportohet për viktima të tjera deri në këto momente.

Ndryshe, Policia janë ende në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë veprime operacionale dhe hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit