1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rrëfim i shkëputur nga realiteti i sotëm i një dite mësimi

Rekomandime

E unë kujt t’i iki?- kjo është pyetja ironike që i bën vetes mësuesja Ermira Ymeraj, pasi përfundon një orë mësimi letërsie në një klasë me gjimnazistë. Rrëfimi është shkëputur nga realiteti i sotëm i një dite mësimi.

- Advertisement -

Ditar ditor!

Dy orët e para letërsi.Klasa e 11.
Tema: Bajroni.

Analizë e veprës letrare: Shtegtimet e Çajld Haroldit.

- Advertisement -

E nisa mësimin me një sekuencë të shkurtër filmike: Udhëtimi i Bajronit. I ftova nxënësit të ngulisnin sa më shumë të dhëna dhe më pas të më drejtonin pyetje.

Dy nxënëse me vonesë, hapën derën pa trokitur, s’më thanë asgjë, u drejtuan menjëherë te banka e tyre. Iu drejtova me politesë,- ju lutem çfarë duhet të më thoshit para se të hynit?

- Advertisement -

Përgjigjja: eee po, a mund të hymë?

U thashë: asgjë më shumë?!

-Po edhe na fal për vonesën.

Rrëfim i shkëputur nga realiteti i sotëm i një dite mësimi
SHKOLLA
6 Dhjetor, 2021 – 00:28

Kids Kosova

– Advertisement –

E unë kujt t’i iki?- kjo është pyetja ironike që i bën vetes mësuesja Ermira Ymeraj, pasi përfundon një orë mësimi letërsie në një klasë me gjimnazistë. Rrëfimi është shkëputur nga realiteti i sotëm i një dite mësimi.

Ditar ditor!
Dy orët e para letërsi.Klasa e 11.
Tema: Bajroni.

– Advertisement –

Analizë e veprës letrare: Shtegtimet e Çajld Haroldit.

E nisa mësimin me një sekuencë të shkurtër filmike: Udhëtimi i Bajronit. I ftova nxënësit të ngulisnin sa më shumë të dhëna dhe më pas të më drejtonin pyetje.

Dy nxënëse me vonesë, hapën derën pa trokitur, s’më thanë asgjë, u drejtuan menjëherë te banka e tyre. Iu drejtova me politesë,- ju lutem çfarë duhet të më thoshit para se të hynit?

– Advertisement –

Përgjigjja: eee po, a mund të hymë?

U thashë: asgjë më shumë?!

-Po edhe na fal për vonesën.

– Advertisement –

-E po mirë, mund ta bëjmë,- i thashë. Dilni dhe njëherë jashtë, trokisni në derë dhe kërkojuni ndjesë shokëve që ia ndërpretë mësimin.

E bënë të sforcuar dhe me shumë përtesë njëra dhe me pak bezdisje, i dukej se po e tallja dhe me nënqeshje nën buzë iu drejtua dhe njëherë derës. Hynë, u ulën, dhe qetësisht i ftova dhe dy nxënëset të bëhen pjesë e mësimit.

Bie dera! Hapet dhe në derë një tjetër vajzë.

-Zysha nadja e mirë, më fal për vonesën, më vonoi fugoni, a mund të hyj?

-Patjetër,- i thashë. – Të falënderoj për mirësjelljen, bëre atë që normalisht duhet ta bëjë secili nga ne, pavarësisht shkaqeve, kur ndërpret një punë të nisur.

E ftova dhe nxënësen që sa erdhi, të përfshihej në grupin e vet të punës. Pamjet filmike prej 1min e 30 sekonda e përsërita dhe njëherë.

-Çfarë ju bëri përshtypje dhe cilat janë pyetjet që ju vinë nga kureshtja për të njohur a ditur më shumë për qëllimin e udhëtimit të Bajronit?

Heshtje! Këmbëngula, – çfarë bëni kur udhëtoni dhe nëse mundeni udhëtimin ta bëni në mendjen tuaj me anije?

Një nxënës pas 10 sekonda tha: fotografoj vende. Të tjerët heshtën, tjetër kërkova, nxënësi i dytë,- shijoj udhëtimin.

-Si, çfarë bën për ta shijuar?

Ngurrim. Heshtje! Mëngjes, ende s’po përfshihen me gjallëri. Klasën e 11 e kam marrë këtë vit, nuk ju kam bërë letërsi në vitin paraardhës. As udhëtimin imagjinar nuk munda t’jua marr. I ndihmova me pyetje.

-Cilat janë ndjenjat që përjetoni kur jeni qoftë me familjen a shokët e shoqet në një udhëtim?

Dy zëra u dëgjuan, -flasim , qeshim me batuta, këndojmë, dëgjojmë këngë, shohim përreth.

Xhanëm pesë minuta kam që kërkoj të zgjoj dëshirën e tyre për t’u shprehur lirshëm. E mendova ndoshta s’kanë udhëtuar asnjëherë, ndoshta se njohin detin, malin, mbase e vetmja rrugë që bëjnë është shtëpi- shkollë- shtëpi. E shtrova ndryshe: – A keni udhëtuar ndonjëherë?

Dy nxënës u përgjigjën që – po, kemi shkuar në plazh dhe në Tiranë. E një tjetër, -në mal te gjyshërit.

-A mund të ndërrojmë role, më pyesni ju ç’ bëj unë kur udhëtoj?

Thashë po vendosem në rolin e Bajronit e po ua tregoj se ç’bëri ai gjatë udhëtimit. E kalova këtë pjesë pa parë në sytë e tyre kërshëri. Apati, dhe mbi të gjitha sy të përhumbur pa vëmendje.

Ndërrova pyetje: – do ju them disa tipare, dhe ju më thoni çfarë ju bën të mendoni tek dëgjoni këto tipare. Është rebel dhe melankolik njëherësh, mes ëndrrës dhe realitetit, i pakënaqur, i zhgënjyer. Është i ftohur nga dëshira për të jetuar në mjedisin ku i rrit, nga njerëzit që e rrethojnë.

Përgjigjja: heshtje!

Bie dera, një nxënës hap derën, hyn dhe më thotë, – i tesh erdha a ban me hy? I thashë prit sa të mbarojë ora dhe hyr në tjetrën. – O a ftohtë jashtë,- dhe shau nëpër dhëmbë. E vazhdova dhe pak mësimin duke kërkuar që herën tjetër të lexojnë 2 fragmente “Lamtumirën dhe Shqipëria dhe shqiptarët”.

Ra zilja.

Dola nga 90 min mësim pa i zgjuar nxënësit nga gjumi. E ç’ju duhet një romantik, ç’ju hyjnë në punë shtegtimet e tij, mbresat e tij, ç’ju duhet heroi që ai ndërtoi, ç’ju duhem unë që kërkoj t’i bëj të mendohen, të udhëtojnë me imagjinatën, të njohin karaktere, të hyjnë pa trokitur me syrin e vëzhguesit në hapësira, mjedise të pashkelura vërtet, të takohen dhe pa dëshirën e tyre një herë me Faustin, Mefistofelin, Margaritën, një herë tjetër me Kuazimodon, Esmeraldën, Frolo, Febys, e sot me Haroldin: njeriun e mërzitur me atdheun e tij, pelegrinin që shtegton, pasi ka kaluar ngopjen dhe në neveri i ik civilizimit.

E unë kujt t’i iki?

Nga Ermira Ymeraj, mësuese/kids of kosova

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit