1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rrena mediale se Kurti po bën fushatë me Listën Serbe

Rekomandime

Deklarata
Shekulli.info (07.02.2021)- ‘Kurti në fushatë së bashku me Listen Serbe’.

- Advertisement -

Mediat

Vlerësimi

RRENË E KRYPTË

- Advertisement -

Video të cilës i është referuar media në fjalë, tregon takimin e Kurtit me pjesëtarë të komunitetit boshnjak dhe jo pjesëtarë të Listës Serbe. Edhe vetë portali ka reaguar duke kërkuar falje për këtë.

Artikulli

- Advertisement -

Të dielen(07.02.2021), kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar edhe komunën Prizrenit, si dhe komunitetin boshnjak në Prizren. Atje, Kurti ishte bashkë me kandidaten për deputete, Emilja Redzepi.

Nga atje doli në portale një video teksa Kurti iu fliste në gjuhen boshnjake, komunitetit boshnjak. Kjo video u përdor nga disa portale, duke shkruar se Albin Kurti bën fushatë me Listen Serbe.

Portali me emrin ‘Shekulli.info’, kishte shpërndarë këtë video, duke shkruar në mbishkrim ‘Kurti në fushatë së bashku me Listen Serbe’.

Më pas ky portal ka fshirë atë video, duke i kërkuar falje Emilija Redzepit dhe duke thënë se nuk ka pasur qëllim që të ofendohet.“Ne asnjëherë nuk kemi pas qëllim që ta ofendojmë atë në asnë lloj menyre, sepse ne i respektojmë të gjithë, pa marrë parasysh se cilit nacionalitet i takojnë dhe ne si portal distancohemi nga ofendimet raciste.

Video në fjalë vetëm është ripostuar nga mediat e tjera dhe nuk është produkt i joni, ne vetëm e kemi marrë siç ka qenë në disa media tjera”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit