4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rrëshqet deputetja finlandeze: Gjenocidi është kryer ndaj serbëve dhe jo ndaj shqiptarëve

Rekomandime

Profesoresha dhe ish-deputetja në Parlamentin finlandez, Pirkko Turpeinen, ka bërë një deklaratë absurde, ku thotë se gjenocidi është kryer kundër serbëve e jo ndaj shqiptarëve, ajo gjithashtu është mbështetëse e ish-gjeneralit serb Ratko Mladic, i dënuar me burgim të përjetshëm, për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Profesoresha e psikiatrisë dhe ish-zyrtarja e partisë Social Demokrate në Finlandë, Pirkko Turpeinen, ka habitur të gjithë me një deklaratë absurde, ku thuhet se gjenocidi është kryer kundër serbëve, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

“Gjenocidi është kryer kundër serbëve gjatë shekullit të kaluar, dhe akuzat e rreme që ju keni kryer krime gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë janë pjesë e një fushate të Fuqive të Mëdha për të justifikuar qëllimet e tyre pushtuese”, tha ajo në një intervistë për mediat serbe.

Turpeinen ishte anëtare e Parlamentit finlandez, por edhe eksperte e Komitetit të Këshillit të Europës për Torturë dhe Shkeljet e të Drejtave të Njeriut. Ajo është bërë e njohur në publik për mbështetjen e saj për gjeneralin famëkeq serb, Ratko Mladic, dhe ka shkruar një libër për këtë, dhe është në proces të përfundimit të një studimi të ri që adreson një seri ngjarjesh që shënuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se çështja e Raçakut, ishte arsyetim për ndërhyrjen e NATO’s dhe bombardimit të forcave serbe, sipas një interviste të transmetuar nga ‘serbia today’.

I pyetur për rastin e Raçakut, Turpeinen tha se ky rast ishte shumë i rëndësishëm sepse ishte një provokim për të bombarduar Serbinë, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

“Reçaku ishte vetëm një ndër provokimet që është bërë kundër popullit tuaj. Kjo është arsyeja pse libri im tjetër do të jetë historia e Holokaustit dhe gjenocidi kundër serbëve, si gjatë Luftës së Dytë Botërore ashtu edhe gjatë luftërave të viteve ’90, ku është përfshirë NATO, në okupimi i Kosovës”, tha ajo për mediat serbe.

Sipas saj, propaganda mbizotëron në vendet perëndimore. Ekzistojnë shumë prova shkencore dhe libra që përcjellin të vërtetën, megjithatë, propaganda mediatike e NATO’s tashmë është e përhapur në industrinë e filmit, letërsinë dhe sportin. Serbët kanë nevojë që pjesa e tyre e tregimit të dëgjohet, përmes filmave si ai i Jasenovac, ose paraqitjeve të figurave të shquara si laureati i Nobelit Peter Handke, thotë profesoresha dhe ish- deputetja Turpeinen e cila është gjithashtu mbështetëse e gjeneralit Mladic, i cili u shpall fajtor edhe për dëbim, asgjësim, robërim, vrasje, depërtim dhe sulme antiligjore kundër civilëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit