4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Rrezikohet ndeshja Shqipëri – Angli, Policia nuk garanton siguri!

Rekomandime

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një deklaratë shtypi teksa tregon se ka mbërritur një shkresë zyrtare nga Drejtoria vendore e policisë, Tiranë, e cila thekson se strukturat e Drejtorisë vendore të policisë, Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, më 28 mars 2021, ora 18:00.

- Advertisement -

Për këtë gjë, FSHF-ja sqaron se përballë kësaj situate autoritetet shtetërore nuk kanë reaguar pas kërkesës së saj znj. Dallëndyshe Bici, drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe z. Mariglen Qato, drejtues i Inspektoratit Urbanistik Vendor- Bashkia Tiranë, për lirimin e hapësirave në perimetrin e stadiumit kombëtar “Air Albania”, kërkojmë reagim urgjent të këtyre strukturave.

Gjithashtu FSHF-ja bën me dije se anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit, ekipin kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit