1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Rreziku për destabilizim, Kurti ka një kërkesë për Escobarin

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla janë takuar me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi.

Në këtë takim, Kurti foli për rrezikun që mund të sjellë agresioni rus në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë kontekst ka thënë se ka nevojë për kthim të vëmendjes për sigurinë në rajon.

- Advertisement -

U bisedua mbi sukseset e Republikës së Kosovës në ekonomi, me ngritjen e paprecedentë ekonomike dhe në drejtësi, me Iuftimin e korrupsionit dhe grupeve kriminaIe.

Në takim u diskutua edhe rreth zhvillimeve në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon, me theks te invazioni rus dhe agresioni ushtarak në Ukrainë.

U diskutua për ndikimin rus dhe rrezikun e nxitjes së konflikteve të mundshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, kryeministri potencoi nevojën për kthimin e vëmendjes për sigurinë në rajon dhe investimeve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

- Advertisement -

Gjithashtu, kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës, si dhe për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale.

Ai theksoi renditjen e Kosovës përkrah botës demokratike në sanksionimin e Rusisë, si edhe për gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të pranuar 5000 refugjatë nga Ukraina.

- Advertisement -

Kurti ritheksoi domosdoshmërinë e integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe Bashkim Evropian, për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës.

Escobar konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, sovranitetin e integritetin e saj territorial dhe synimet e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.​

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit