1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Rriten investimet direkte nga Gjermania në Kosovë

Rekomandime

Vetëm gjatë vitit të kaluar vendi shënoi rritje prej 772 milionë euro nga investimet e huaja apo me rritje prej afro 83%, krahasuar me vitin 2021 kur ishte 421 milionë.

- Advertisement -

Megjithatë, rritje shënuan edhe investimet direkte nga Gjermania mbi 60%.

Sipas Odës ekonomike Gjermano – Kosovare janë shumë aktivitete ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve.

“Investimet Direkte nga Gjermania u rritën mbi 60% në vitin 2022. Aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë. Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania krahasuar me vlerën totale të investimeve që kanë hyrë në vendin tonë janë mbi 25%”.

- Advertisement -

Ndërkaq, sipas profesorit universitar në fushën e ekonomisë, Mustafë Kadriaj politika qeverisëse aktuale nuk ka politikë joshëse ndaj investitorëve të jashtëm ose vendor.

Sipas përpunimit të të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet nga Gjermania në vitin 2022 kanë shkuar në lartësinë e 196 milionë eurove. Për dallim nga viti paraprak, 2021, kur investimet nga shteti gjerman në Kosovë kanë qenë 122 milionë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit