2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rriten numrat e Covid 19 në Slloveni, Mal të Zi e Kroaci, rajoni ndien frikën

Rekomandime

Numrat me Covid 19 po rriten në shtetet e rajonit. Në 24 orët e fundit janë njoftuar statistika shqetësuese në shumicën e shteteve të Ballkanit.

137 raste të reja të infeksionit janë regjistruar në Slloveni, që është numri më i madh në muajt e fundit. Pas këtyre shifrave, qeveria e Janes Jansa ka paralajmëruar masa të ashpra në vend dhe rikthimin e izolimit.

- Advertisement -

Situatë e qetë nuk është as në Kroaci. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 234 raste të reja me infeksion të virusit SARS-CoV-2, dhe numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 2100.

Situatë po vështirësohet edhe në Mal të Zi. 212 raste janë konfirmuar vetëm në 24 orët e fundit. Për këtë, shteti malazez nga sot në ora 18:00 do të vendos masa të reja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit