2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rriten tensionet: Greqia përgatitet për sulm masiv nga ushtria turke, zonat ku pritet goditja

Rekomandime

Tensionet e muajve të fundit në kufi kanë bërë që Ministria e Mbrotjes së Greqisë të përgatitet për tre skenarë të mundshëm të një sulmi ushtarak nga Turqia.

- Advertisement -

Mediat greke raportojnë se Ministria e Mbrotjes ka marrë në konsideratë një përkeqësim të menjëhershëm të raporteve mes dy vendeve dhe një sulmi ushtarak nga ana e Turqisë në tre zona, përcjell abcnews.al.

Zona e parë, e konsideruar si vendi ku sulmi është më i mundshëm është ajo e lumit Evros, pjesa ku Greqia dhe Turqia kufizohen me tokë.

Zona e dytë, ku grekët presin një sulm nga ana e Turqisë është ne detin Egje, pikërisht më territorin mes ishujve të Kretës dhe Rodosit.

- Advertisement -

Zona e tretë është ajo e Mesdheut jug-lindor, në të cilën Turqia, Greqia, Qiproja, Egjipti dhe sëfundmi Libia janë duke u përplasur për pasuritë nëntokësore të gazit.

“Protothema” raporton se të tria opsionet kanë qenë pjesë e diskutimit të mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit