4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Rritet presioni ndërkombëtar mbi Kosovën për Asociacionin, Lama ka një thirrje për Kurtin

Rekomandime

Lama: Kurtit do t’i duhet të fusë në ekipin e tij edhe ekspertë ndërkombëtarë

Ish-ambasadorja, Alma Lama tha në Euronews Albania se deklarata e ambasadorit Kosnett parimisht është në rregull duke qenë se është një marrëveshje ndërkombëtare, por sidoqoftë nuk i duhen dhënë kompetenca ekzekutive Serbisë.

- Advertisement -

Ajo theksoi se nuk duhet të krijohet një nivel i tretë pushteti, i cili do të ndërhynte në qeverinë e Kosovës në të gjitha aspektet.

“Në vitin 2013 Kosova ka firmosur për krijimin e një asociacioni të komunave serbe, mirëpo çështja është te kompetencat. Cilat janë kompetencat që do të ketë ky asociacion,” – tha Lama teksa theksoi se do të jetë e vështirë që Kosova t’i shmanget atij premtimi pavarësisht se sipas kryeministrit Kurti kjo bie ndesh me Kushtetutën.

Ish-ambasadorja ishte e mendimit se do të ketë shumë kreativitet në bisedime për të gjetur një zgjidhje tjetër, ndërsa u shpreh se qëndrimi i vendosur i Albin Kurtit në këtë çështje për të mos dhënë kompetenca që tejkalojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovë, është shumë pozitiv.

- Advertisement -

“Unë shoh një rritje të presionit ndërkombëtar mbi Kosovën, ndërkohë që shoh që nga ana tjetër sikur është pranuar dhe kërkesa e Serbisë që edhe asaj i takon diçka,” – u shpreh Lama.

Sipas saj në këtë situatë, Kurtit do t’i duhet të fusë në ekipin e tij edhe ekspertë ndërkombëtarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit