1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rron Gjinovci i del prapë kundër Albin Kurtit: Ndryshoi qëndrim për Specialen për interesa të tij

Rekomandime

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka thënë se Albin Kurti ka ndryshuar qëndrim ndaj Gjykatës Speciale për interes të tij.

Gjinovci duke iu referuar pohimeve të Kurtit se të gjithë duhet të bëhen bashkë në mbrojtje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen për krime lufte në Hagë, ka shtuar se Kurti edhe në të ardhmen mund të bëjë ndryshime të tilla për interesa të tjera.

- Advertisement -

“Kjo bëhet problematike kur deklaratat të tilla japin politikanët me peshë siç mund të jetë Albin Kurti i cili sipas gjasave mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Kur kryeministri i ardhshëm flet kundër sistemit të drejtësisë në këtë mënyrë për një interes të caktuar kjo na tregon që ky kryeministër në të ardhmen për një interes tjetër mundet me folë prapë kundër sistemit të drejtësisë dhe ne si qytetar me pa me shqetësim deklarata të tilla kundër Gjykatës Speciale”, është shprehur ai.

Gjinovci po ashtu i ka konsideruar ndërhyrje në sistemin e drejtësisë të gjitha deklaratat e politikanëve kosovarë për Gjykatën Speciale.

“Të gjitha deklaratat që janë bërë rreth Gjykatës Speciale nga politikanët janë problematike. Njerëzit duhet me pas parasysh që Gjykata Speciale është e paraparë në nenin 103 pika 7 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës që do të thotë se është pjesë e gjyqësorit të Kosovës me Dhoma të Specializuara”.

- Advertisement -

“Është paraparë me ligjet e Kosovës dhe me Kushtetutës e saj që kjo gjykatë me pasë gjykatës dhe prokurorë të huaj ashtu që mos me pasë ndikim, me pasë paanshmëri të madhe. Gjykata është e Kosovës çfarëdo diskutimi kundër Gjykatës Speciale nga politikanët është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, në pushtetin e tretë që në fakt është një pushtet i ndarë nga ekzekutivi dhe legjislativi”, ka shtuar ai.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e ministri të Shëndetësisë, Armend Zemaj, se do të punojë në shtimin e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, duke thënë se kjo deklaratë vjen nga padija dhe mungesa e informimit.

- Advertisement -

“Unë e konsideroj që ajo deklaratë është një propozim siç edhe e ka thënë vetë ministri Zemaj, por mendoj se kjo vjen për shkak të mungesë e dijes dhe informacioneve të tij rreth çështjes se si funksionon puna e përcaktimit të numrit të studentëve në arsimin e lartë, kështu që unë e konsideroj është një propozim pa vend i cili nuk besoj që ka me kalu nëpër institucionet arsimore të Kosovës”.

Kurse mësimi online sipas Gjinovcit po tregohet deri më tani i pasuksesshëm.

“Mund të them që mësimi online ka tregu mos me qenë i suksesshëm kudo në botë jo vetëm në Kosovë. Studimet që kam arritur me i lexu për vendet e ndryshme që janë bërë është që performanca ka rënë shumë dhe në konsultimet që kam pasur me profesorë të ndryshëm është që kualiteti i mësimeve që po mbahen online është shumë më i ulët sesa kualiteti i mësimeve që janë mbajtur në klasat të universiteteve”, ka përfunduar ai për EO.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit