-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rron Gjinovci i reagon ashpër Albin Kurtit, pasi votoi në Shqipëri: Qytetarët do t’i vuajnë pasojat prej teje

Rekomandime

Aktivisti politik, Rron Gjinovci, ka reaguar ashpër pas votimit të kosovarëve në zgjedhjet në Shqipëri, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Blic.

- Advertisement -

Përmes dy shkrimeve të ndara, Gjinovci ka kundërshtuar veprimin e Kurtit dhe të tjerëve.

Ai ka thënë se shtetësi tjetër përveç të Kosovës, nuk dua dhe nuk më duhet.

“Shtetësi tjetër pos të Kosovës, nuk du dhe nuk m’duhet”, ka shkruar Gjinovci.

- Advertisement -

Tutje, në një shkrim tjetër, ai ka thënë se të votosh në një vend tjetër ku nuk paguan taksa, është joetike dhe ndërhyrje e qytetarëve atje, që sipas tij, do t’i vuajnë pasojat e zgjedhjes tënde.

“Të votuarit e kosovarëve në Shqipni është mungesë e etikës. Me marrë pjesë në zgjedhjen e kahjes së qeverisjes së ni vendi ku ti nuk jeton, nuk pagun taksa, nuk ke familjarë të ngushtë, pra thjeshtë s’ki kurrfarë lidhje reale me te, përpos ca ideve romantike të trashëgume të cilat asniherë nuk i janë nënshtru kritikës, është joetike. Është ndërhymje në jetën e qytetarëve atje që do t’i vujnë pasojat e zgjedhjes tande”, ka shkruar Gjinovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit