Rron Gjinovci ka thënë se masat e marra nga Qeveria nuk janë të duhurat dhe i ka kritikuar ato.
Ai edhe mori një shembull duke thënë se mbyllja nuk duhet të ndodhë.
“Nëse bëhen aksidente në komunikacion, tash të mbyllim trafikun a? Vendimi është shkruar keq. Kryeministri ka shkruar një vendim ku paragrafi nuk ka kuptim. Ky personi po merr vendim për neve dhe jetët tona ndërkohë që ai nuk është kompetent”, ka thënë ai.
“Unë nuk mbaj maskë pasi nuk frikësohem nga vdekja. Vikendin e kaluar kam qenë në Mitrovicë, Drenas, Vushtrri.
Asnjë njeri nuk e mban maskën. Kjo do të thotë se maska nuk po respektohen por rastet nuk po rriten.
Rastet e rriten në momentin kur kishim tubime partiake. Ne kemi demografinë që nuk e ka askush. As Franca, as Gjermania.
Dua përgjigje profesionale”, shtoi ai.