3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Rrugëtimi i Thaçit — Nga një djalë fshati në lider lufte dhe shteti

Rekomandime

Në qiellin e Kosovës, po vulvitet flamuri që mban dy portrete.Ky simbol dhe ngjyrat kuq e zi, i kishin bërë bashkë në rininë e tyre, Hashim Thacin dhe Kadri Veselin.

- Advertisement -

Të dy bashkë, nisen aktivitetin në Lëvizjen Ilegale të Kosovës.

Pak kush i njihte.

Ky ishte momenti, mbase i pari kur Hashim Thaci shfaqet para një mase të madhe njerëzish.

- Advertisement -

Nsë këtë fjalim në varrimin e Sami Bajbajt nga Llausha i vrarë nga serbët me 1 maj 1992

Ishte vetëm 24 vjecar, kur studenti i Historisë bënte thirrje për mobilizim të përgjithshëm për çlirimin e Kosovës.

- Advertisement -

Këtu paralajmëroi atë që do të ndodhte 6 vite më vonë.

Gani Koci, pos që xhiroi fjalimin e Thacit, pa diçka tek studenti nga Buroja.

Parashikimi i Kocit – ish i burgosur politik.

Disa vite me vonë, Hashim Thaci, ish studenti i historisë, do të futet në histori si udhëheqës politik i Ushtrisë Climmtare të Kosovës.

Dhe nga kjo pozitë, 30 vjecari u bë udhëheqës i Delegacionit të Kosovës në Rambuje.

Lidershipi i Thacit ishte befasi edhe për ata që kishin përvojë në politikë.

Fundi i luftës, gjeti sërish në qendër të zhvillimeve.

Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, e më pas lider opozitar, Hashim Thaci priste momentin për t’u ngjitur në pozitën e kryemistrit të Kosovës.

Ky moment erdhi në nëntor të vitit 2007, në atë kohë kur vendi po shkonte drejt shpalljes së pavarësisë.

Tre muaj pas ardhjes në pushtet, ai që luftoi për lirinë e vendit para deputetëve u bë zëri i të gjithë atyre që kërkonin pavarësinë e Kosovës.

Ky moment e ngriri thaci edhe një nivel tjetër politik duke i dhënë atij epitet më larta.

Hashimi si Ëashingtoni

Pa e shëputur kurrë, afërinë me SHBA-në, magjistri i shkencave politike udhëhoqi politikën kosovare edhe në mandatin e dytë si kryeministër, derisa arriti të bëhët edhe presideent i Kosovës.

52 vjecari ishte në fund të mandatit të tij të parë si president.

Pas prillit 2021, Thaci kishte plane të largohej nga skena politike. Deri në fund të mandatit, kishe para vetës një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë qëllim, ai të mërkuren nisi fluturimin në SHBA.

Por aktakuza e ngtitur ndaj tij ia ndali në gjysmë fluturimin e liderit të Kosovës i cili të enjën në mënyrë simbolike aterroi në kryeqytetin shpirtëror të Shqiptarëve-Prizrenin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit