Zyrtarja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook pas paraqitjes së Ministres së Jashtme në OKB, Donika Gërvalla, përcjell Gazeta Blic.
Rrusta thekson se atë ç’ka e bëri Osmani në BBC po e përsërit Gërvalla në Këshillin e Sigurimit.
Reagimi i plotë:
Donika Gërvalla, tash Ministre e Punëve të Jashme, është zgjatim i zgjatimit të Kurtit.
Atë çka bëri Osmani në BBC, Gërvalla po e përsëritë në Këshillin e sigurimit. Luftën e bredshme e ka shndërruar në spektakël të jashtëm. Puna e kësaj Ministrie është i kundërt me misionin dhe detyrat që ka, në ndërtimin e relacioneve me shtete tjera.
Gërvalla po jep argumente për shtetet që nuk na kanë njohur dhe për ato që e luftojnë shtetësine e Kosovës, që të vazhdojnë njejtë. E këto janë shtete që realiteti socion-ekonomik i Kosovës nuk ua ndërron pozicionin politik, sepse nuk e kanë të lidhur me zhvillimet e brendshme.
Pyetja këtu është: me kënd po komunikon Gërvalla?