Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka pasur bashkëluftëtar në UÇK.
Këtë deklaratë Remi e tha pasi u pyet për deklaratën e tij në Bruksel ku tha se Ballkani Perëndimor duhet pastruar skena politike nga kri.mi.nelët e luftës dhe të paqes.
“Po flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krI. me lufte nga çlirimtaret. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar”, është shprehur Rrustem Mustafa – Remi, në emisionin Pressing të T7.
“Me Albin Kurtin jam takuar edhe në shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jemi takuar për qëllime të çlirimit të vendit”, ka thënë Remi.
“Ai ka qenë me detyra të veçanta në Drejtorinë Politike. Por, kemi pasur kontakte gjithëpërfshirëse. Gjatë kohës sa ishte pjesë e zyrës së Adem Demaci”, shtoi Remi.