-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rugovizmi, që në LDK u bë jo vetëm vizion politik, por edhe filozofi e jetës, e stil i veshjes

Rekomandime

Trashëgimia politike e Ibrahim Rugovës, edhe 13 vjet pas vdekjes, vazhdon të jetë kryefjala e Lidhjes Demokratike të Kosovës, partinë që ai e udhëhoqi për sa e sa vjet. Por jo vetëm kaq. Ish presidenti i Kosovës ka inspiruar zyrtarët e LDK-së që të merren edhe me letërsi.

Por, për dikë ai ka qenë e mbetet inspirim edhe për mënyrën e veshjes.

Një zyrtar i partisë që udhëhiqet tash nga Isa Mustafa, nuk shkon gati askund pa shall, një detaj unik ky i Rugovës. Është fjala për Bedri Nikën që është kryetar i degës së LDK-së në Drenas.

- Advertisement -

Nika madje ka qenë edhe kandiat për kryetar të Drenasit, shkruan Reporteri.net.
Në fotografitë që ai ka postuar në Facebook, shihet se ai mban shpesh shallin dhe nuk heziton aspak ta prezantojë ‘dukjen rugoviane’.

Si për ironi, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shumë pak vota në Drenas e në gjithë rajonin e Drenicës, por jo të atillë që inspirohen nga prijësit e LDK-së, sic është rasti me Bedri Nikën.

Ibrahim Rugova mbante shalle të ndryshme dhe sipas rrefimeve të njerëzvetë tij të aferm, secili lidhej me ndonjë ngjarje të caktuar e po ashtu edhe si symbol i rugovasëve.

- Advertisement -

Adhurimi ndaj Rugovës nga zyrtarët e LDK-së kishte shkuar deri në atë masë sa një prej tyre kishte thënë se ka folur me të për se vdëkuri kur kishte shkuar të bënte homazhe tek varri i tij. Është fjala për Hazir Borocin, që udhëheq një nëndegë të fuqishme të LDK-së në Prishtinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit