3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Rusia dyshohet se ka gisht në sulmet ndaj policëve në veri të Kosovës”

Rekomandime

Shërbimet e inteligjencës ruse për Ballkan po dyshohet të jenë prapa pesë sulmeve ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës në veri të vendit ditëve të fundit.

Bedri Elezi, drejtor i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, vlerëson njësia e këtij shërbimi të inteligjencës ruse e cila udhëhiqet nga Ivan Belyaev, dyshohet se qëndron mbrapa sulmeve.

- Advertisement -

“Pasi federata ruse filloj sulmet ushtarake në Ukrainë me ç ‘rast edhe kanë kryer gjenocid po mundohen që në Kosovë të organizojnë aktivitete të dhunshme me qëllim destabilizimin e rajonit si dhe zhvendosjen e vëmendjes së SHBA dhe partnerëve të saj në qendër të Ballkanit”, tha Elezi për Albanian Post.

Prandaj Elezi po kërkon që strukturat e sigurisë në Kosovës të rrisin vigjilencën e saj, por edhe të kenë komunikim të rregullt me SHBA-në dhe KFOR-in.

“Agjencia e Kosovës për Inteligjencë duhet hartuar plane operative specifike dhe të intensifikoj kontaktet me partnerët e saj si dhe burimeve në teren. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të organizoj takim të posaçëm me Këshillin e Sigurisë dhe të marrin të gjitha masat për t’u shmangur këtyre provokimeve”, shtoi Elezi.

- Advertisement -

Në anën tjetër, profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku, mendon se sulmet ndaj policëve janë të orkestruara nga Serbia.

“Sulmet në veri të këtyre ditëve janë në vazhdën e tërë aktivitetit destruktiv të njohur të Serbisë ndaj Kosovës me qëllim të destabilizimit serioz të sigurisë dhe gjendjes në përgjithësi”, theksoi Çollaku për AP.

- Advertisement -

Profesori Çollaku shton se ekzekutivi kosovar duhet të mobilizohet në mënyrë që të t’i parandalojë sulmet e tilla.

“Qeveria e Kosovës duhet të mobilizohet e të koordinojnë mirë aktivitetet në sektorin e sigurisë në veçanti, të shtohet vigjilenca në nën sektorët e sigurisë, të bashkëpunohet me intensitet të shtuar me partnerët strategjik ndërkombëtar”, ka pohuar ai.

Të shtunën e 16 prillit, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tani deputet i Partisë Demokratike, në një prononcim për AP ka thënë se zyrtarët policorë duhet të reagojnë profesionalisht në rastet e tilla, por nëse u duhet për vetëmbrojtje mund t’i shkrepin edhe armët.

“Por, nëse sulmohen me armë, duhet t’ia kthejë zjarrin kushdo qofshin ata”, shtoi ish-drejtori i Policisë së Kosovës për Albanin Post.

Megjithatë, dyshimet e Qalajt janë se ata që po shtien me armë drejt policëve janë persona që kryesisht merren me kontrabandë.

“Mund të jenë element kriminel të cilët kryesisht kanë të bëjnë kryesisht me kontrabandat në atë pjesë, por mund të jenë edhe shërbimet e inteligjencës serbe dhe ruse, nuk përjashtohet edhe kjo”, shtoi deputeti i PDK-së.

Me AK-47 dhe granata dore, sulmohet Policia e Kosovës në veri

Të premten e 15 prillit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencë të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se Polica e Kosovës është sulmuar për tri herë radhazi në Veri të Kosovës.

Sulmi i fundit, ka thënë Sveçla, ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Rreth orës 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për ta bërë ndërrimin në pikat kufitare”.

“Ky sulm tashmë me granate dore dhe A47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Sveçla, që në konferencë ishte bashkë me Drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti.

Sveçla, bëri të ditur se sulmet janë duke u kryer në forma të ndryshme, mirëpo në të njëjtën zonë.

“Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë”.

Ndryshe, katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani janë të banuara me shumicë serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit