Rusia i kërkon SHBA-së të ndalojë dërgimin e armatimit në Ukrainë. Sipas Sky News, Moska e ka paralajmëruar Uashingtonin që të mos dërgojë më shumë armatime për rivalin e saj pas deklaratës së sekretarit të shtetit Antony Blinken që SHBA do të sigurojë 322 milion dollarë shtesë në ndihmë ushtarake Ukrainës.
“Ne theksuam papranueshmërinë e kësaj situate kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës derdhin armatim në Ukrainë dhe kërkuam t’i jepet fund kësaj praktike,” tha Anatoly Antonov, ambasadori i Rusisë në SHBA.
Ai shtoi se një shkrim zyrtarë diplomatik i është dërguar Uashingtonit tashmë. Financimi i ri i SHBA-së arrin shumen e 3.7 miliardë dollarë në total që nga fillimi i Iuftës.