0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rusia ka vetëm një kusht para takimit mes Zelenskyt dhe Putinit

Rekomandime

Presidenti rus, Vladimir Putin mund të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky vetëm kur të arrihet një marrëveshje konkrete me shkrim mes dyja vendeve.

Këtë e tha të dielën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili nuk ka dhënë ndonjë detaj më tepër.

- Advertisement -

“Jo, Putini kurrë nuk e refuzuar një takim të mundshëm me Zelenskyn. Putini nuk e përjashtoi kurrë një takim të tillë dhe ky takim është hipotetikisht i mundshëm”, tha Peskov në televizionin publik rus.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, që ai takim të ndodhë, është e nevojshme që delegacionet ruse dhe ukrainase të krijojnë një dokument të caktuar.

“Jo një grup idesh, por një dokument konkret të shkruar. Atëherë do të vijë koha për një takim të tillë”, vuri në dukje Peskov.

- Advertisement -

Kujtojmë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka ftuar disa herë liderët e dyja vendeve për një takim në Turqi, por që deri më tani kanë ndodhur takime vetëm në nivele të ekspertëve.

Ndryshe, liderët botëror kanë dënuar krimet mizore që kanë kryer forcat ruse në qytetin Bucha, afër Kievit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit