2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rusia kërcënon Finlandën, këtë fundjavë nisin masat hakmarrëse

Rekomandime

Rusia do të pezullojë furnizimet me energji elektrike në Finlandë këtë fundjavë, tha një furnizues të premten derisa tensionet rriten rreth paralajmërimit së Helsinkit për aplikim për anëtarësim në NATO pas Iuftës në Ukrainë.

“Ne jemi të detyruar të pezullojmë importin e energjisë elektrike duke filluar nga 14 maji,” tha në një deklaratë RAO Nordic, një degë e kompanisë energjetike shtetërore ruse Inter RAO, duke shtuar se nuk kishte marrë pagesë për shitjet në maj.

- Advertisement -

“Kjo situatë është e jashtëzakonshme dhe ndodhi për herë të parë në mbi 20 vjet të historisë sonë tregtare,” tha RAO Nordic, duke shpresuar se situata do të përmirësohej “së shpejti” dhe tregtia mund të rifillonte.

Të enjten, udhëheqësit e Finlandës deklaruan se shteti i i tyre duhet të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n “pa vonesë” – një ndryshim në politikë që kur Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

Kremlini ka paralajmëruar se Rusia “definitivisht” do ta shihte anëtarësimin finlandez si një kërcënim, ndërsa ministria e jashtme ruse tha se Moska “do të detyrohej të ndërmarrë hapa reciprokë, ushtarako-teknikë dhe të tjerë, për të adresuar kërcënimet që rezultojnë”./REL

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit