-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rusia kërcënon hapur Suedin e Finlandën, a do t’i bëjë lufta anëtare të NATO-s?

Rekomandime

Prej dekadash Finlanda dhe Suedia ruajnë neutralitetin e tyre ushtarak. Deri tani të qenit jashtë blloqeve është mbështetur nga shumica e finlandezëve dhe suedezëve. Por me luftën në Ukrainë kjo po ndryshon.

Në Suedi e në Finlandë po shuhen shpejt dyshimet ndaj angazhimit për anëtarësim në NATO. Arsyeja është ndërhyrja e paprovokuar në Ukrainë e trupave të Vladimir Putinit. Një sondazh i realizuar së fundi në Suedi e bën të qartë kthesën radikale në perceptimin publik: 41 përqind e suedezeve dhe suedezëve shprehen tani për një anëtarësim në NATO, 35 përqind janë kundër dhe 24 përqind të pavendosur. Për herë të parë shumica shprehet pro një anëtarësimi në këtë aleancë.

- Advertisement -

Në Finlandë kjo kthesë është madje edhe më e qartë. Për herë të parë që prej krijimit të NATO-s shumica e finlandezëve preferojnë anëtarësimin e vendit në këtë aleancë. “Deri para pak kohësh ishin 24 deri në 28 përqind pro. Tani pak javë më vonë shumica prej 53 përqind shprehen pro. Një kthesë kjo vërtetë befasuese, vëren në bisede për DW, Henri Vanhanen, këshilltar për politikën e jashtme i partisë opozitare finlandeze „Partia e Bashkimit Nacional”.

Partitë lidhur me këtë çështje kanë pozicione krejt të kundërta. Nga njëra anë janë partitë me orientim të djathtë, që janë për një anëtarësim në NATO. Por socialdemokratët dhe ekologjistët janë kundër, si dhe populistët e djathtë Demokratët e Suedisë, partia e tretë në vend, janë gjithashtu kundër”, nëvizon Wieslander.

- Advertisement -

Drejtuesja e seksionit për Europën Veriore në Atlantic Council dhe Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës suedeze të Mbrojtjes, Allmänna Försvarsföreningen shton se: “Për të krijuar një shumicë parlamentare, partitë duhet të riorientohen shpejt e kjo nuk është gjithmonë e lehtë.”

Raportë të ngushta ushtarake

- Advertisement -

Si Suedia edhe Finlanda hoqën dorë nga doktrina e neutralitetit të Luftës së Ftohtë, kur u anëtarësuan në Bashkimin Europian. Por rolin jashtë blloqeve ushtarake ato e vazhduan pavarësisht nga rritja e bashkëpunimit dhe ndëroperacionalitetit të këtyre dy vendeve me NATO-n në dhjetë vitet e shkuara. “Marrëdhëniet bilaterale me SHBA-në janë shumë të thella. Përveç kësaj ekziston një marrëveshje trilaterale mes SHBA-së, Suedisë dhe Finlandës dhe që nga viti 2014 Suedia ka hyrë në një partneritet të thellë me NATO-n”, shpjegon për DW, Zebulon Carlander, analist për mbrojtjen dhe bashkëautor i librit “Strategic Choices – The Future of Swedish Security”.

Ky partneritet i mundëson Suedisë, të bashkëpunojë me NATO-n dhe të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake. Nëse Suedia zhvillon stervitje ushtarake, marrin pjesë edhe vendet e tjera të NATO-s, veçanërisht SHBA.

Si Suedia edhe Finlanda, sipas Vanhanen, përfitojnë nga ky partneritet i mbrojtjes, por ndoshta tani ka ardhur koha që të ndërmerret hapi tjetër: “Unë mendoj, ne duhet ta shohim këtë çështje nga një tjetër perspektivë dhe ndoshta të ngjitemi në një shkallë të re.”

Suedia përforcon praninë në Gotland

Javën e kaluar tetë aleatë bazuar në kërcënimet që po perceptojnë për sigurinë e tyre iniciuan konsultimet e NATO-s bazuar në nenin 4. Në këto konsultime ndër të tjera u arrit në konkluzionin, se Suedia dhe Finlanda duhet të marrin informacione të inteligjencës, për të qenë në gjendje të vlerësojnë më mirë situatën në Ukrainë. Rusia i klasifikon përpjekjet e supozuara të vendeve Skandinave për në NATO si kërcënim dhe ka deklaruar se do të reagojë përkatësisht. Si në Suedi edhe në Finlandë kjo ka shkaktuar indinjatë.

Simbioza suedezo-finlandeze

Në sfondin e luftës në Ukrainë kartat po përziehen nga e para. Sa u përket çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë Suedia dhe Finlanda prej kohësh janë të lidhura strategjikisht. Nëse njeri vend përpiqet për anëtarësim në NATO, me shumë gjasë të njëjtën gjë do të bëjë edhe vendi tjetër, për këtë janë të bindur ekspertët si Vanhanen edhe Carlander.

Sulmi flagrant dhe i paprovokuar ndaj Ukrainës e ka detyruar Finlandën të rishqyrtojë pozicionin e vet. “Ne duhet ta rivlerësojmë dhe riklasifikojmë kërcënimin rus. Unë mendoj, se nuk është e ekzagjeruar të mendosh që Rusia paraqet kërcënim ushtarak edhe për Finlandën”, druan Vanhanen.

Finlanda dhe Suedia po e rivlerësojnë politikën e tyre të sigurisë dhe mbrojtjes. “Pikëshit sepse Rusia kërcënon dhe trondit fqinjin e saj, vendet si Suedia dhe Finlanda zhvillojnë një diskutim me NATO-n”, thekson Carlander. “Se çfarë vendimi do të marrë Suedia, kjo është vetëm çështje e qeverisë, e parlamentit dhe popullsisë.”

Stërvitje të përbashkëta të Suedisë me NATO-n
“Të përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm”

Një shembull për këndvështrimin e ri është vendimi i Suedisë për të furnizuar me armë ushtrinë ukrainase, ndër to me 5000 mjete të blinduara. Ky vendim domethënës, sipas Carlander, është i pashembullt kohët e fundit: “Një mbështetje të tillë ushtarake Suedia dhe Finlanda nuk e kanë garantuar që nga lufta e dimrit 1939 mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik.” Finlanda do të furnizojë Ukrainën me 2500 automatikë, 150.000 fishekë, 1500 armë të mbrojtjes antitank dhe 70.000 mjete fushimi.

Kur vjen anëtarësimi?

Sa shpejt mund të pranohen në NATO Suedia dhe Finlanda? Këtë e vlerësoi në fillim të shkurtit Ulf Kristersson, kryetar i partisë opozitare suedeze Moderaterna, i cili shprehu bindjen, se vendi i tij mund të anëtarësohet në NATO brenda pesë viteve të ardhshme.

Lufta në Ukrainë do të nxisë avancimin e këtyre zhvillimeve. Por ndoshta edhe zgjedhjet parlamentare që zhvillohen së shpejti në Suedi mund të ndryshojnë raportet e forcave politike duke krijuar polarizim të metëjshëm, gjë kjo që mund ta ngadalësojë një proces të tillë, mendon Wieslander. Vanhanen është optimist. se në Finlandë kjo mund të ndodhë më shpejt: “Unë besoj, se kjo do të ishte e mundur brenda pak muajve. Në rastin më të keq vitin e ardhshëm.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit