1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rusia kërcënon me hakmarrje, nëse s’i plotësohen kërkesat

Rekomandime

Rusia paralajmëroi të mërkurën se do të ndërmerrte shpejt masa hakmarrëse, nëse ShBA-ja dhe aleatët e saj ia refuzojnë kërkesat e sigurisë dhe i vazhdojnë politikat e tyre.

- Advertisement -

Duke folur para deputetëve rus të mërkurën, ministri i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, tha se ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë do ta këshillojnë Presidentin Vladimir Putin për hapat e ardhshëm pas marrjes së përgjigjes me shkrim nga Shtetet e Bashkuara për kërkesat e paraqitura.

Këto përgjigje priten këtë javë, ndonëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre tashmë kanë bërë të qartë se do t’i refuzojnë kërkesat kryesore ruse, shkruan Independent, përcjell Gazeta Express.

Përderisa Rusia tash për tash është duke e pritur përgjigjen amerikane, kryediplomati rus la të kuptohet se vendi i tij nuk do të presë përgjithmonë. “Ne nuk do të lejojmë që propozimet tona të përmbyten në diskutime të pafundme.

- Advertisement -

I pyetur nga deputetët nëse Rusia mund ta zgjerojë bashkëpunimin me Kubën, Venezuelën dhe Nikaraguan, ministri Lavrov tha se Moska ka lidhje të ngushta me këto shtete. Më herët këtë muaj, zëvendësi i tij refuzoi ta përjashtonte dërgimin e aseteve ushtarake ruse në Kubë dhe Venezuelë.

Ndryshe, NATO-ja këtë javë tha se është duke e forcuar mbrojtjen në rajonin e Detit Baltik, ndërsa Shtetet e Bashkuara vendosën 8.500 trupa në gjendje gatishmërie për nisje të mundshme në Evropë. ShBA-ja dhe Britani gjithashtu e kanë ndihmuar Ukrainën me armatim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit