-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Rusia mbrohet me delfinë ushtarakë nga sulmet nënujore në Detin e Zi

Rekomandime

Rusia ka vendosur delfinë ushtarakë të trajnuar në bazën e saj detare në Detin e Zi – sipas të gjitha gjasave për ta mbrojtur flotën e saj detare nga një sulm nënujor- sipas disa analizave të reja të pamjeve satelitore, shkruan The Guardian.

Instituti Detar i Shteteve të Bashkuara (USNI) rishikoi pamjet satelitore që bazës detare në portin Sevastopol dhe arriti në përfundim se dy delfinë janë dërguar në bazë në muajin shkurt në fillim të pushtimit rus të Ukrainës.

- Advertisement -

Rusia ka traditë të trajnimit të delfinëve për qëllime ushtarak, duke i përdour këto për të diktuar objektet ose zhytësit e armikut.

Baza detare Sevastopol ka rëndësi kyqe për ushtrinë ruse teksa shtrihet në jug të Krimeas të cilin Moska e kishte aneksuar në vitin 2014. Sipas analizave të USNI, shumica e anijeve ruse janë të vendosura aty dhe përderisa janë rrezes së raketave, janë potencialisht të pambrojtura nga sulmet nënujore.

Gjatë luftës së ftohtë, si ShBA ashtu dhe Rusia kishin zhvilluar përdorimin e delfinëve aftësia ekolokive e të cilëve ia mundëson atyre t’i vërjenë objektet nënujore siq janë minat.

- Advertisement -

Pamjet satelitore të vitit 2018 zbuluan se Rusia i kishte përdorur delfinët në bazën e saj detare në Tartus gjatë Iuftës së Sirisë.

Delfinët nuk janë krijesat e vetme detare që Rusa e ka trajnuar. Një balenë e bardhë u pa afër gjirit të Norvegjisë në vitin 2019 dhe besohet se ishte e trajnuar nga marina ruse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit