2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rusia në përqafimin fatal të Kinës

Rekomandime

Analogjitë historike duhen menaxhuar me kujdes dhe janë ende një instrument i fuqishëm për të lexuar më mirë realitetin dhe zhvillimet e mundshme të kohës.

- Advertisement -

E vështirë sot, t’i shpëtohet thirrjes së analogjive mes luftës së Putinit dhe dy luftërave të Duçes (Benito Musolinit).

Më 28 tetor 1940, përvjetor i marshimit në Romë, Italia sulmoi Greqinë. Ajo që ishte ende e vlerësuar si një fuqi ushtarake evropiane, me një popullsi prej mbi 40 milionë banorësh, një perandori koloniale, një industri në rritje, po sulmonte për çështje të prestigjit kundrejt Gjermanisë një vend të vogël me 7 milionë banorë.

Vendimi ishte marrë në bazë të informatave të pamjaftueshme rreth ushtrisë kundërshtare, duke pasur një përqindje të gabuar të vendosmërisë së popullit grek për t’u mbrojtur.

- Advertisement -

Sulmi ndodhi në çastin më të keq të mundshëm nga pikëpamja meteorologjike. Trupat nga ana tjetër, kishin motivim të ulët. Grekëve, iu lanë edhe muaj të tërë për të përgatitur mbrojtjen.

Ofensiva u zhvillua në rajone, të cilët ishin të vendosur të mbronin tokën e tyre, ku edhe pajisja me armatime ishte shumë më e mirë se sa ajo e italianëve, falë furnizimit me armë që i patën bërë anglezët grekëve.

- Advertisement -

Rezultati i fushatës ushtarake, ishte shkatërrues.

Nga mesi i nëntorit, trupat italiane u dëbuan brenda kufijve shqiptarë, duke pësuar humbje të mëdha.

Analogjia me çfarë ndodhi në Ukrainë në fazën e parë të sulmit rus, është e jashtëzakonshme. Edhe rusët i lanë rrugë kundërshtarëve të përgatiteshin në një mënyrë.

Ata i nënvlerësuan ukrainasit dhe vullnetin e tyre për rezistencë, qëndrimin e Zelenskyt.

Moska angazhoi trupa me motivim të pamjaftueshëm, të zgjedhur në sezonin e gabuar – kur terreni ishte i rëndë për forcat e koracuara – duke nënvlerësuar sasinë dhe cilësinë e armatimeve, të cilat Ukraina i mori nga vendet e NATO-s.

Edhe rusët, përveçse paguan një çmim të lartë në trupa dhe mjete, kanë pësuar një poshtërim të ngjashëm me atë italian në Greqi, me një humbje “prestigjioze” si analogji.

Fundosja e anijes ruse Moskva thërret në kujtesë fundosjen në portin e Tarantos natën e 12 nëntorit 1940, me një sulm me aerosilurë, të tre nga gjashtë anijeve luftarake të Regia Marinës.

Efektet më domethënëse të fushatës në Greqi, ishin gjithsesi ato në planin ndërkombëtar.

Historiani britanik John Keegan, pati thënë se sulmi italian në Greqi, pati “një rëndësi vendimtare për të përcaktuar vijimin e Luftës së Dytë Botërore”.

Nuk do të jetë e ndryshme për luftën që po zhvillohet.

Me ndërhyrjet në Ballkan, Hitleri alarmoi sovjetikët kur, në paraprirje të operacionit Barbarosa të vendosur në fund të vitit 1940, ishte gjëja më e keqe për t’u bërë.

Në këtë optikë, më e gjerë rezulton e ndritshme analogjia e dytë.

Mes 2 dhe 3 tetorit të vitit 1935, Italia fashiste sulmoi Etiopinë. Revanshizmi dhe prestigji kombëtar ishin arsyet e agresionit.

18 nëntorin e ardhshëm, hynë në fuqi sanksionet e vendosura nga Shoqëria e Kombeve dhe izolimi ndërkombëtar u shfrytëzua nga regjimi për të ngjallur një valë entuziazmi nacionalist.

Qëndresa e guximshme e etiopianëve e shtyu Musolinin në përshkallëzim: midis dhjetorit dhe janarit, italianët filluan të përdorinin gjerësisht armë kimike.

Pasojat më rëndësishme të luftës erdhën me përmbylljen e konfliktit, kur Italia modifikoi orientimin e politikës së saj të jashtme.

Përpara fushatës në Etiopi, Gjermania ishte ende e parë në optikën e luftës së madhe: një potencial, rrezik armik, ndaj të cilëve Musolini në vitin 1934 kishte mobilizuar disa divizione për të ndaluar “Anschluss-in”.

Lufta çoi në izolimin ndërkombëtar tërësor të Italisë, duke e shtyrë në krahët e Hitlerit.

Analogjia është sërish thumbuese.

Kur të ketë një ndalim të zjarrit në Ukrainë, Rusia do të gjendet, në dëm të saj dhe jo vetëm, e shtrënguar në përqafimin fatal të Kinës. Do të jetë pasoja më e rëndësishme dhe më e keqe e luftës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit