Rusia ka rritur prezencën e saj ushtarake në kufirin me Ukrainën.
Kjo gjë ndodhi pasi Ukraina bleu disa dronë nga Turqia dhe sulmoi me ta disa pozicione të rebelëve pro-rusë në lindje të vendit.
Ky veprim shkaktoi reagimin e fortë të Rusisë, të cilët akuzuan Ukrainën për shkelje të armëpushimit, ndërsa Kievi shpjegoi se pro-rusët kishin sulmuar të parët.
Bashkimi Europian ka reaguar i shqetësuar nga rritja e prezencës ushtarake të Rusisë në kufi me Ukrainën. BE e sheh si një kërcënim të madh numrin e lartë të tankeve ruse në kufi me Ukrainën, ndërsa vendi ndodhet në një luftë civile në pjesën lindore të tij që prej vitit 2014 pasi Rusia aneksoi Krimenë.
Ndërkohë Sipas AFP, SHBA-të kanë kërkuar shpjegime urgjente nga Rusia për aktivitetin e lartë ushtarak në kufi me Ukrainën.
🚨#ALERT🚨
🇷🇺🇺🇦 Hundreds of Russian tanks are now parked on the Ukrainian border, as #Russia continues aggressive military build-up on its border with #Ukraine. pic.twitter.com/7mOoMUqkDl— Terror Alarm (@terror_alarm) November 12, 2021
Russian tanks heading towards Ukrainian border
Location : unknown#Russia#ukraine pic.twitter.com/7RdpKr3PS0
— Cyber_Viper☢️ (@Kaala_Nag) November 11, 2021