2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Rusia përkrah skandalin e Serbisë, mohon Masakrën e Reçakut

Rekomandime

Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

- Advertisement -

Ai është dënuar me dy vjet burg nga Gjyakata Themelorë në Prishtinë, me akuzën për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Kështu, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq bëri një deklaratë skandaloze, ku tha se masakra e Reçakut është një trillim, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj, ka reaguar edhe Maria Zaharova, zëdhënësja e diplomacisë ruse.

- Advertisement -

Ajo tha se Moska zyrtare e dënon verdiktin e Kosovës ndaj Ivan Todosijeviqit, dhe se aktgjykimi ndaj Todosijeviqit është një dëshmi tjetër e shtypjes anti-serbe të zbatuar në mënyrë sistematike nga autoritetet e Kosovës.

“Ne e dënojmë me forcë aktgjykimin e Prishtinës kundër anëtarëve të Listës Serbe, në këtë rast të Ivan Todosijeviçit, vetëm sepse ai foli për mënyrën e trillimit të ngjarjeve në fshatin Reçak”, tha Zaharova.

- Advertisement -

Sipas Zaharovës, autoritetet kosovare po vazhdojnë të insistojnë në versionin e tyre të ngjarjeve, por edhe të merren me kundërshtarët politikë, në veçanti serbët lokalë.

Zaharova gjithashtu tha se ekspertët ndërkombëtarë ende nuk kanë arritur të përfundojnë hetimet për masakrën e Reçakut, pasi që ende ska përgjigje unike dhe se sipas saj, ka prova të shumta se ekzistonte një konflikt midis forcave serbe të sigurisë dhe pjesëtarëve të UÇK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit