2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Rusia po përgatitet për luftë bërthamore? shefi i CIA-s tregon nëse ka prova për këtë

Rekomandime

Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së nuk sheh indikacione se Rusia po përgatitet të vendosë armë bërthamore taktike në luftën në Ukrainë, tha të shtunën drejtori i CIA-s, Bill Burns.

- Advertisement -

“Ne nuk shohim, si një komunitet inteligjence, prova praktike në këtë pikë të planifikimit rus për vendosjen apo edhe përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore taktike,” tha Burns për mediet e huaja.

“Duke pasur parasysh llojin e zhurmës që kemi dëgjuar nga udhëheqja ruse, nuk mund t’i marrim lehtë ato mundësi. Kështu që ne qëndrojmë shumë të përqendruar si shërbim inteligjence në ato mundësi në një moment kur rreziku është shumë i lartë për Rusinë,” tha ai.

Rusia vendosi forcat bërthamore në gatishmëri të lartë menjëherë pasi Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt. Putini ka bërë gjithashtu kërcënime të fshehta, duke lënë të kuptohet gatishmëria për të vendosur armët taktike bërthamore të Rusisë.

- Advertisement -

Shefi i Kremlinit ka paralajmëruar për një hakmarrje “rrufe të shpejtë” nëse Perëndimi ndërhyn drejtpërdrejt në konfliktin e Ukrainës.

Vëzhguesit thonë se ditët e fundit, televizioni shtetëror rus është përpjekur ta bëjë përdorimin e armëve bërthamore më të këndshëm për publikun

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit