1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rusia po pëson humbje të mëdha, 39 anëtarë të forcave elitare janë eliminuar deri tash në Ukrainë

Rekomandime

Në çdo luftë, ka njësi që triumfojnë dhe të tjerë që bëhen simbole të dështimit. Regjimenti sulmues me Parashutë së Gardës 331 kishte shpresa të mëdha për të qenë i pari, por tani përfaqëson shpërbërjen e planit të Rusisë për një luftë të shpejtë.

Komandanti i regjimentit, Kol Sergei Sukharev, u vra në Ukrainë më 13 mars dhe pas vdekjes iu dha medalja Hero i Federatës Ruse. Në funeralin e tij, zëvendësministri i mbrojtjes, gjenerali Yuri Sadovenko tha se koloneli “jetoi për të ardhmen e popullit rus.”

- Advertisement -

Sipas informacioneve deri më tani kanë humbur jetën 39 anëtarë të regjimentit elitar. Ata ishin pjesë e një kolone që përparoi në Ukrainë nga Bjellorusia, të udhëhequr nga forcat ajrore ruse. Prania e tyre nënvizoi prioritetin e objektivit të Putin – përparimin e forcave në drejtim të kryeqytetit, Kiev.

Por shumë shpejt këto forca u zmbrapsën në periferi të Kievit. Videot e postuara gjerësisht në rrjetet sociale treguan automjete luftarake me shkronjën “V”. Një video tregon disa automjete të blinduara që ishin dëmtuar shumë pak dhe ishin braktisuar pas një sulmi nga forcat speciale ukrainase.

- Advertisement -

Ushtarët në 331 e konsideronin veten si të zgjedhurin e ushtrisë ruse. Në një video të postuar në internet majin e kaluar, një gjeneral u thotë ushtarëve të Regjimentit 331 se ata janë “më të mirët e më të mirëve”.

- Advertisement -

Njësia shërbeu në Ballkan, Çeçeni dhe ndërhyrjen ruse të vitit 2014 në rajonin Donbas të Ukrainës, dhe mori pjesë në paradat e Sheshit të Kuq në Moskë. 331 ishte gjithashtu një vitrinë për politikën e Rusisë për zëvendësimin e ushtarëve të shërbimit kombëtar me profesionistë me kontratë.

Është e kuptueshme pse gjeneralët duhet t’i kishin dhënë një rol të rëndësishëm në pushtimin e Ukrainës.

Rreshteri Sergei Duganov ishte një nga të vrarët. Në murin përkujtimor për rreshterin Sergei Duganov, një grua shkroi: “Askush nuk di asgjë. Regjimenti 331 po zhduket. Pothuajse çdo ditë publikohen fotot e djemve tanë që janë vrarë.

Çfarë po ndodh? Kur do të përfundojë kjo?

Komenti i saj u pasua nga një tjetër, ku thuhej: “Kostroma ka humbur kaq shumë të rinj, çfarë tragjedie”.

Të flasësh për luftën në Rusi mbart rreziqe të mëdha, por ka shenja se ata kanë humbur besimin tashmë. “Pse fëmijët e deputetëve nuk janë në vijën e parë? Shumica e tyre gjithsesi jetojnë në Europë. Djemtë e zakonshëm po vdesin pa ndonjë arsye të mire,” tha një grua.

Një tjetër akuzoi presidentin Vladimir Putin se po dërgonte mijëra djem të vdisnin në luftë. Megjithatë, në pjesën më të madhe, ata që reagojnë në mediat sociale mbeten besnikë ndaj versionit zyrtar.

Këto detaje po na tregojnë për një dështim më themelor. Në këto lagje të shkatërruara rreth Kievit, parashutistët rusë u mposhtën nga ukrainasit.

Ukrainasit qendrojnë pas humbjeve të mëdha të gjeneralëve ruse, duke thënë madje se regjimenti është zhdukur. Gjatë luftimeve të vitit 2014 në Donbas, regjimenti 331u konsiderua përgjegjës nga ukrainasit për vrasjen e qindra ushtarëve ukrainas në Ilovaisk, në shkelje të një marrëveshjeje për armëpushim, raporton abcnews.al.

Ka të ngjarë që regjimenti të jetë tërhequr nga Ukraina për në Bjellorusi. Për sa i përket çmimit të dështimit, po rritet çdo ditë. Deri më tani kanë humbur jetën 39 anëtarë të regjimentit por sipas banorëve të Kostromës rreth 100 anëtarë të regjimentit mund të kenë vdekur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit