0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Russia Today zbulon një plan madhor të Amerikës për Kosovën

Rekomandime

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po e konsideron zbatimin e një programi në Kosovë për të riorganizuar sistemin e saj të arsimit të lartë për ta bërë atë një nxitës kryesor të ekonomisë së Kosovës.

- Advertisement -

Sipas dokumentit të cilin e ka parë Russia Today, një nga qëllimet është “zgjerimi i mundësive” të pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën ekonomike të Kosovës.

“Aktiviteti ynë do të kontribuojë në rritjen e përgjithshme ekonomike të Kosovës përmes harmonizimit më efikas të zakoneve të të rinjve dhe nevojave të tregut. Përveç kësaj, ai do të kontribuojë në krijimin e hapësirës për angazhim aktiv dhe konstruktiv të të rinjve në proceset demokratike dhe gjithashtu do të kontribuojë në unitetin shoqëror”, thuhet në dokument.

Agjencia Amerikane niset nga premisa që për të arritur këto qëllime, është e nevojshme të përcaktohet se çfarë i ka shkaktuar problemet ekzistuese dhe të krijohen kushte për gjetjen e metodave “unike dhe inovative” për eliminimin e këtyre problemeve.

- Advertisement -

Kështu, Agjencia përpiloi një listë pyetjesh për fazën përgatitore dhe iu drejtua palëve të interesuara për të dhënë përgjigje.

Theksi vihet se si lidhjet ndërmjet komunitetit shkencor, qeverisë, organizatave jofitimprurëse dhe sektorit privat mund të forcohen në mënyrë që të kthehet sistemi i arsimit të lartë në një sistem që do të jetë nxitësi kryesor i ekonomisë së Kosovës.

- Advertisement -

Pyetjet e Agjencisë Amerikane referuan gjithashtu se cilat aspekte të sistemit të arsimit të lartë duhet të përqendrohen “nga një këndvështrim politik” dhe kush nga sfera e biznesit dhe industrisë ka shumë të ngjarë të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me USAID-in në mënyrë që ta rris nivelin e mësimdhënies në institucionet arsimore.

Siç ishte paralajmëruar më parë, Agjencia Amerikane po shqyrton mundësinë e ndarjes së pesë milionë dollarëve për zhvillimin e shoqërisë civile në Kosovë në pesë vitet e ardhshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit