1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sa një kokërr orizi, Suedia zbulon mikroçipin që do të vendoset nën lëkurë

Rekomandime

Një teknologji mikroçipi e prezantuar vitet e fundit nga startup-i me bazë në Stokholm Epicenter po prezantohet si një mjet për të vërtetuar nëse e keni bërë apo jo vaksinën anti-covid19.

Mikroçipi me madhësi sa një kokërr orizi do të vendoset nën lëkurë, sipas një videoje nga South China Post që tashmë është bërë virale.

- Advertisement -

Firma ka shfaqur një implant të aftë për të ruajtur një pasaportë COVID që më pas mund të lexohet nga çdo pajisje duke përdorur protokollin e komunikimit në fushë afër (NFC), sipas videos.

CEO i Shoqatës Suedeze të Biohackers, Hannes Sjöblad tregon mënyrën se si do të vendoset ky mikroçip.

“Implantët janë një teknologji shumë fleksibël që mund të përdoret për shumë gjëra të ndryshme dhe për momentin është shumë e përshtatshme që të keni gjithmonë të aksesueshme certifikatën e vaksinimit kundër COVID”, tha kompania në një deklaratë.

- Advertisement -

Shumë ambiente, restorante, bare, salla koncertesh dhe muze në shumë vende të botës kërkojnë që vizitorët të tregojnë certifikatën e vaksinimit për të hyrë në ndërtesë.

Dhe kompania dëshiron ta bëjë prezantimin e këtij informacioni sa më të lehtë.

- Advertisement -

Deri më tani gjashtë mijë suedezë e kanë certifikatën e tyre të vaksinimit në trup nëpërmjet një çipi.

E para që aplikoi këtë teknologji ishte Three Square Market, një kompani teknologjike me bazë në Wisconsin, në SHBA që u ofroi punonjësve të saj implante të ngjashme me mikroçip falas në gusht 2017.

Çipi u jepte punonjësve akses në dhomat e mbyllura dhe mundësinë për të paguar ushqimin dhe pijet në pushim.

“Përfundimisht, kjo teknologji do të standardizohet duke ju lejuar ta përdorni këtë si pasaportë, transport publik, të gjitha mundësitë e blerjes, etj.,” tha Todd Westby, CEO i Three Square Market në atë kohë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit