14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Sa përqind të votave i merr sot kamarieri i Millosheviqit sipas sondazheve në Serbi

Rekomandime

Sondazhet parazgjedhore, megjithë optimizmin nga opozita e ndarë serbe, sugjerojnë se presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq mund të fitojë raundin e parë me rreth 60 për qind të votave dhe koalicioni qeverisës, i udhëhequr nga Partia Progresive Serbe e Vuçiqit parashikon ta marrë shumicën në parlamentin serb, raporton N1.

- Advertisement -

Hulumtimet parashikojnë se SNS dhe partnerët e koalicionit mund të marrin 63 përqind të votave përfundimtare, duke u dhënë atyre një shumicë bindëse në parlament.

Kështu, Vuçiq i cili i ka kapur shumicën e mediave dhe e kontrollon në masë të madhe opinionin publik, pritet ta fitojë mandatin e tretë në krye të shtetit serb. Në një mënyrë apo tjetër, ai është në pushtet atje që nga viti 2012.

Kosova nuk ka lejuar që zgjedhjet serbe të organizohen në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të e mohojë pavarësinë e vendit duke i mundësuar ato.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit