-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sa shpejt mund të ndodhë pushtimi i Ukrainës?

Rekomandime

Rusia vazhdon të grumbullojë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën, por askush nuk e di ende me siguri se çfarë ka në mendje presidenti Putin.

Teksa shumëkush pyet se sa i afërt është kërcënimi i Iuftës, analistët thonë se Rusia ka një menu opsionesh për të sulmuar në çdo moment, nga sulmet ajrore deri të një pushtim tokësor.

- Advertisement -

Megjithatë, teksa vendosur sasi të mëdha pajisjesh ushtarake në zonat në kufi me Ukrainën, jo i gjithë personeli i nevojshëm për një operacion tokësor është gati.

Trupat mund të dislokohen në më pak se 72 orë, pasi ato duhet të dërgohen nga bazat e tyre vetëm me avionë ose tren.

Rusia ka vendosur edhe “një formacion të konsiderueshëm” në Bjellorusi që po lëviz drejt perëndimit përfshin trupa, burime logjistike dhe komunikimi, si dhe pajisje ushtarake.

- Advertisement -

Shërbimet inteligjente thonë se Rusia nuk është ende në formacionin për të sulmuar. Nëse do të sulmonte, analistët e Inteligjencës parashikojnë se Putini mund të zgjedhë të pushtojë përmes Donbasit ku ka mjaft banorë pro rusë dhe mund të ndërhyjë me pretekstin se ata duhet të mbrohen.

Disa të tjerë sugjerojnë një korridor të ngushtë tokësor përgjatë Detit Azov. Një tjetër opsion është pushtimi i gjerë i vendit me ndërhyrje edhe nga ajri, por kjo do të kishte kosto për Rusinë, pasi Perëndimi do të vendoste sanksione të forta.

- Advertisement -

Rusia ka vendosur më shumë se 106,000 personel tokësor pranë kufijve të Ukrainës dhe 21,000 të personel ajror e detar i ka në dispozicion. Ajo mbështet më shumë se 35,000 rebelë në Ukrainën lindore dhe ka rreth 3,000 nga personeli i saj ushtarak në këtë territor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit